MOTIV I JETES TIME
“Motiv”
Ishte viti 2004 kur gjithka nisi me një refren. 20 vjet muzikë nga takimi i parë kaluan si një përplasje qepallash! 20 vjet më vonë Alban Skënderaj vjen për t’ju dhuruar në një natë emocionet e dy dekadave. Një shfaqje e jashtëzakonshme ku përjetimi, arti dhe spektakli do të shkrihen në një trup të vetëm. Mos humbisni një eksperiencë të paharrueshme në mbrëmjen e 6 Qershorit, në Stadiumin “Air Albania”.
STADIUMI 'AIR ALBANIA'
Stadiumi “Air Albania” është një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Krahas funksionit të tij parësor Stadiumi “Air Albania” shërben edhe si një hapësirë ku mbahen evente artistike të përmasave të mëdha. Këto evente të realizuara në përputhje me të gjithë standardet ndërkombëtare e kthejnë stadiumin në një hapësirë multifunksionale, që afron jo vetëm sportdashësit, por edhe artdashësit.
EVENTE NE VIJIM
Kalendari i eventeve në vijim
16
MARS
TEUTA - PARTIZANI
Kick-Off
AF ELBASANI - LUZI
5:00 PM
Stadiumi 'Niko Dovana'
16
MARS
AF ELBASANI - BURRELI
Kick-Off
Stadiumi 'Elbasan Arena'
6:00 PM
Stadiumi 'Elbasan Arena'
17
MARS
KF TIRANA - DINAMO
Kick-Off
Stadiumi 'Air Albania'
5:00 PM
Stadiumi 'Air Albania'
6
QERSHOR
ALBAN SKENDERAJ 'MOTIV'
Programi Koncerti i këngëtarit Alban Skënderaj nën emrin “Motiv” sjell përgjatë 120 minutave muzikën e këngëtarit Alban Skënderaj, nga hitet e tij më të fundit tek këngët e fillimit të karrierës së tij artistike. Për afro 2 orë spektatorët do të kenë mundësinë të shijojnë Live të ulur magjinë e këtij koncerti të kuruar në detaje. Nga ana e produksionit janë menduar zona të dedikuara për personat me aftësi të veçanta si dhe fasilitetet e nevojshme që garantojnë një argëtim dinjitoz. Koncerti është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.
RRETH NESH
T-TICKET është kompania që operon në tregun shqiptar në fushën e shitjes dhe administrimit të biletave për evente futbollistike dhe artistike. Me krenari tregojme se për mbi 10 jemi kompania me më shumë eksperiencë në shitjen e biletave të eventeve sportive për të gjitha stadiumet e Shqiperisë dhe në Kosovë dhe tashmë edhe koncerte.
Stadiumi "Niko Dovana" është një stadium në Durrës, Shqipëri. Ai është përdorur aktualisht kryesisht për ndeshje futbolli të skuadrës durrsake KS Teuta. Stadiumi ka një kapacitet prej 12,040 dhe u riemërua në fillim të viteve 1990 në nder të ish-portierit Teutës Durrës Niko Dovana.
PIKAT E SHITJES NË TIRANË