News

Partizani - Tirana, ja cfarë nuk lejohet në stadium

Partizani - Tirana, ja cfarë nuk lejohet në stadium

Kompania e menaxhimit të sigurimit BBS Security e cila do të jetë prezente në derbi që do të luhet ditën e Dielë në orën 16:30, bën thirrje që tifozeritë e dy skuadrave të marrin masat e duhura për të shmangur incidentet në stadium. Sendet që nuk lejohen dhe do të ketë një kontroll të rreptë në hyrjet e stadiumit janë si më poshtë:

  1. Banderola të pa miratuara nga klubi.
  2. Sende të forta dhe piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
  3. Cadra dhe cakmakë.
  4. Lazer.
  5. Vuvuzela, bori apo bilbila.
  6. Kamera të ndryshme apo aparatë fotografikë që mund të filmojnë ndeshjen.
  7. Fëmijët e pashoqëruar dhe pa biletë.
  8. Shishet e ujit me tapa
  9. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Dyert e stadiumit do të hapen 120 minuta përpara fillimit të takimit, pra në orën 14:30

Publikuar me 11.04.2019